Driton Ajazi përkujton dëshmorin Milazim Fazliu
dp

Lexo edheLladrovci: Në Ditën e Presidentit, Hashim Thaçi padrejtësisht mbahet larg familjes dhe shtetit që e krijoi

Përfaqësues të “Demokratëve për Drenasin”, me në krye Driton Ajazin, kanë përkujtuar sot dëshmorin Milazim Fazliu nga Gradica, në 26-vjetorin e rënies së tij heroike.
Postimi i plotë:
Sot, në mes dhembjes dhe krenarisë, përkujtuam dëshmorin Milazim Fazliu nga Gradica, i cili 26 vite më parë dha jetën për lirinë dhe çlirimin e vendit tonë.
Ai u rreshtua krah vëllezërve të tij në luftën e drejtë për çlirim, duke lënë pas familjen, ëndrrat dhe rininë, për një ëndërr më të madhe, për lirinë e Kosovës.

Lexo edheLladrovci: Në Ditën e Presidentit, Hashim Thaçi padrejtësisht mbahet larg familjes dhe shtetit që e krijoi
Rënia e tij u shëndrrua në burim frymëzimi, dhe në detyrë për ne, duke e kujtuar atë dhe duke mos e harruar kurrë sakrificën e tij për lirinë tonë.
Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit Milazim Fazliut!🇦🇱🇽🇰