back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci: Në Ditën e Presidentit, Hashim Thaçi padrejtësisht mbahet larg familjes dhe...

Lladrovci: Në Ditën e Presidentit, Hashim Thaçi padrejtësisht mbahet larg familjes dhe shtetit që e krijoi

Të ngjajshme

25 komuna përmbyllin rinumërimin e votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar...

Bashkëshortja e Shpat Kasapit ndan dhimbjen dy muaj pas humbjes së tij

Kujtimi i Shpatit vazhdon të jetojë në zemrat e...

A do bëhej xheloze? Reagimi i Brikenës për afrimin mes Juelës dhe Mateos

Juela dhe Mateo kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore brenda...

Marshi i 17 shkurtit , “Liria ka Emër” siguron lejen nga Komuna e Prishtinës

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar opinionin publik...

Në Ditën e Presidentit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur publikisht mbështetjen dhe respektin e tij për ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Lladrovci thekson padrejtësinë që, siç e quan ai, po i bëhet Thaçit në këtë ditë të rëndësishme për shtetin e Kosovës.

“Në Ditën e Presidentit, padrejtësisht, Hashim Thaçi mbahet i veçuar nga familja, qytetarët dhe shteti për të cilin punoi dhe e shpalli të pavarur,” ka shkruar Lladrovci.

Ai e cilëson Thaçin si një ndër kontribuuesit më të mëdhenj të historisë së re të Kosovës – që nga rinia e tij e hershme e deri në proceset e çlirimit, shtetformimit dhe shtetndërtimit.

“Presidenti Thaçi mbetet kontribuuesi më i jashtëzakonshëm nga rinia e hershme për të vijuar me epokën e çlirimit, shtetformimit e shtetndërtimit. Përgjithmonë krenar me ty President!” përfundon postimi i Lladrovcit.

Ky reagim vjen në një kohë kur në Kosovë po shënohet Dita e Presidentit, një datë që nderon institucionin më të lartë të shtetit, ndërsa ish-presidenti Thaçi vijon të përballet me drejtësinë ndërkombëtare për akuzat e ngritura nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz