back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenori-Kuçit: Edhe fitilat e llambës janë vjedhë në Drenas (FOTO)

Drenori-Kuçit: Edhe fitilat e llambës janë vjedhë në Drenas (FOTO)

Të ngjajshme

“Shuplaka më e madhe për Kosovën nga Amerika”, reagimi i Xhavit Halitit

Ambasada Amerikane në Kosovë ka njoftuar para pak minutash...

VV hap fushatën përpara kohe, Cakolli paralajmëron mungesë kontrolli ligjor

Periudha e parafushatës në Kosovë, sipas Eugen Cakollit nga...

Aksident trafiku në Vitromiricë të Pejës, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident...

Reagim nga Xhavit Drenori

Reagim rreth fjalimit të Hajredin Kuçit, i cili dje në Drenas kërkoj që “Drenasi duhet me ja rritë fitilat llambës”.

Hajrë,

edhe “fitilat e llambës” janë vjedhë në Drenas; nuk kemi më; e ti ishe i njoftuar personalisht nga unë që në vitin 2015.

Ju pata kërkuar takim, sepse kishim hall.

Në Drenas po vidhej pasuria e qytetarëve dhe organet e drejtësisë nuk po guxonin të vepronin.

Ti (po te drejtohem me Hajrë dhe Ti meqë dikur ishim bashkë në të njëjten parti), drejtoje pikërisht këtë dikaster qeveritar.

Hallin e shumicës se qytetarëve të Drenasit se ata po vidhen në sy të shtetit, se ata janë lënë anash çdo mundësie të barabartë, si në punësim, subvencion komunal, e të mirë tjetër për të cilën paguajnë taksa në mënyrë të vazhdueshme, Ti as qe e more parasysh në kohen sa drejtoje Ministrinë e Drejtësisë.

Fort miqësisht, si bashkpartiak, pata kërkuar të të takoja dhe të pakten të qanim hallin e shumicës se qytetarëve për hajnitë që po u bëheshin në mënyre sistematike nga njerëzit që përkrahnit ju (PDK në qender), por Ty nuk tu bë vonë.

Hajrë,
qytetarët e Drenasit dalngadal po dalin në dritë dhe fitilat e territ nuk u duhen më.

Fitilat e llambes ruaji për miqtë e Tu hajna që nesër kur sistemi i drejtësisë do të funksionoj si duhet, do ju duhen, sepse ata dihet se ku e kanë vendin (nuk e di nëse atje ka dritë të mjaftueshme?!).

Për mua personalisht mbetesh zyrtari që i ke bërë më së shumti dëm ngritjes dhe forcimit të institucioneve shtetërore (me vetëdije apo i shtyrë nga Shefi/Shefat).

Prandaj fort miqësisht po të drejtohem: distancohu nga hajnitë që në sytë e Ty dhe institucioneve të drejtësisë ndodhen sa e mbajë nën përgjegjësi menagjeriale këtë dikaster, ndoshta të rrokë ndonje amnesti si bashkpunues në procese gjyqësore, përndryshe është turp të kërkosh votë në Drenas, sidomos Ti.

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

Fotografia e Xhavit Drenori

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz