back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportDrenicasi që çmendet për Pejën: Shqiponjë lind, nuk bëhesh!

Drenicasi që çmendet për Pejën: Shqiponjë lind, nuk bëhesh!

Të ngjajshme

“Hesht” Stamford Bridge, West Hami në epërsi

West Ham United ka shënuar golin e epërsisë ndaj...

Zyrtare: Delegatët nuk ia pranojnë dorëheqjen, Abdixhiku vazhdon drejtimin e LDK-së

Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë pranuar...

Manaj pritet si “hero” nga tifozët pas rikthimit të tij te Sivasspori

Sulmuesi kuqezi, Rey Manaj ka bërë rikthimin e tij...

Ka një dashuri të pakufishme për klubin e basketbollit Peja.

Udhëton me qindra kilometra dhe asnjëherë nuk përton për Pejën. Ai ka një dashuri që as vetë nuk mund ta shpjegojë për verdhezinjtë dhe kënaqen me rezultatet e saja.

Ai është tifozi nga Skenderaj i Drenicës, Fidan Kaçkini. Një tifoz i mirëfilltë me plotë kuptimin e fjalës dhe që me shokët e tij i japin një motiv shtesë basketbollistëve të Pejës.

“Prej vitit 2002 jam tifoz i Pejës. Mundohem në çdo lojë të jem i pranishëm, qoftë shi, qoftë borë, furtunë, vapë,  nuk më ndalë, nisem për Pejë e ku do që është nevoja”, tha Kaçkini për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Jetën e jap vetëm për Zotin, por Pejën e dua shumë, por edhe të gjithë i respektoj”, thotë Kaçkini, i cili po kënaqet me Pejën që tani garon në Ligën Ballkanike dhe synon finalen e madhe.

“Shqiponjë lind, nuk bëhesh!”, tha ai.

Ndryshe, tifozët Shqiponja janë krenaria e qytetit pejan.

Të Fundit

Sport

ShowBiz