Ditë më parë kryesia e klubit të KF Drenicës ka mbajtur një mbledhje ku ka konstatuar se klubi gjatë këtij sezoni është dëmtuar shumë nga referët.
Dhe FFK-ja si me qëllim ka caktuar refer për duelin e nesërm Drenica-Trepça, Burim Jahmurataj, shkruan Drenicapress.info.
Për Shqiponjat e Zeza dhe për Fanpage KF Drenica , është e pabesueshme se si është caktuar Jahmurataj për ta referuar këtë duel.
“E pabesueshme, thjeshtë e pabesueshme se si federata ka deleguar po të njëjtin gjyqtarë sërish në ndeshjet e Drenicës, Burim Jahmurataj është ”gjyqtari” që kishte referuar edhe ndeshjen e parë kundër Trepçes në Mitrovicë, sigurisht ky gjyqtar ka lidhje të forta në federatë pasi për ndryshe nuk ka kuptim që ai të jetë një gjyqtar futbolli. Klubi duhet të reagojë që ky gjyqtar të ndërrohet urgjentisht pasi që është i paaftë për këtë detyrë”,thuhet në reagim.

Mjafton ta shihni këtë video dhe shikojeni se si është dëmtuar Drenica në ndeshjen e parë në Mitrovicë.