Skuadrat kosovare vazhdojnë të përgatiten maksimalisht para fillimit të edicionit të ri.
Radha është për ekipin nga “Bajram Aliu”, Drenica, që para pak çastesh ka konfirmuar marrëveshjen me futbollistin e dikurshëm të tyre dhe të njohur për “Shqiponjat e Zeza”, Genc Hamiti, shkruan GazetaBlic.
Përforcimin e kanë zyrtarizuar përmes faqes zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ndërsa gjithashtu kanë lajmëruar se prezantimi i transferit të ri do të bëhet të hënën.
Më poshtë postimi i plotë i klubit “kuq e zi”:
Mesfushori-sulmues, Genc Hamiti i lindur me 21.09.1993 , është përforcimi i radhës i ekipit tonë. Ai është produkt i Shkollës së futbollit ‘Drenica’. Hamiti ka arritur marrëveshje një-vjeçare me klubin dhe i njëjti është rikthyer në ‘shtëpinë e vjetër’ dhe njëhërit ‘shtëpinë e tij’ kuq e zi. 25 vjeçari do të prezentohet të hënën!
Klubi po vazhdon me ritëm të lartë punën për kompletimin e skuadrës dhe ditëve në vijim do të informoheni edhe për përforcimet tjera.