back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportZyrtarizohet superndeshja mes Feronikelit dhe AC Milan

Zyrtarizohet superndeshja mes Feronikelit dhe AC Milan

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Sot (e enjte) është arritur marrëveshja për supersfidën që do të zhvillohet mes Feronikelit dhe skuadrës legjendare të Serie A, AC Milan.

Pas negociatave që kanë filluar qe një kohë, sot është finalizuar marrëveshja për këtë miqësore të madhe.

Skuadra e AC Milan do të vijë për herë të parë në Kosovë, për të zhvilluar miqësoren me kampionët e Kosovës, Feronikelin.

Një ndeshje si kjo konfirmon edhe një herë seriozitetin që ofron klubi kampion i Kosovës.

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, nënshkroi sot marrëveshjen me menaxherin Agron Selimi, i cili ishte ndërmjetësuesi i marrëveshjes në këtë rast.

Detajet për fillimin e lojës dhe për bileta nuk janë caktuar ende, por që do të komunikohen për opinionin me kohë.

Kjo padyshim që është ngjarja më e madhe në futbollin e pasluftës.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz