back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDrenasi ndalon ndërtimet pa leje në tokën bujqësore

Drenasi ndalon ndërtimet pa leje në tokën bujqësore

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Drejtoria e Inspeksionit, përkatësisht drejtoresha e kësaj drejtorie, Aurora Berisha, ka intensifikuar marrjen e masave ndëshkimore për pronarët dhe punëkryesit, të cilët zhvillojnë ndërtime pa leje ndërtimore në zonën e tokës bujqësore nën masën e komosacionit, që përfshinë zonën në të dy anët e “Autostradës M9” nga Parku i Biznesit në Korroticë të Epërme e deri në Llapushnik.

Kjo drejtori, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësiti në Drenas është në mbikëqyrje të vazhdueshme të ndërtimeve të paligjshme në gjithë territorin e Komunës së Drenasit, në veçanti në zonat nën masën e komosacionit, ku nuk është i lejuar ndërtimi me ligj.

“Ftojmë qytetarët e Komunës së Drenasit, që para fillimit të çdo ndërtimi të jenë të pajisur me leje ndërtimi, në të kundërtën, ndërtimi do të ndalohet nga inspektorët dhe do të merren masa ndëshkuese, sipas Ligjit për Ndërtim”, thuhet në njoftimin e komunës së Drenasit.

Gjithashtu, sipas këtij njoftimi, objekti pa leje ndërtimore, nuk mund të regjistrohet në regjistrin kadastral dhe si pasojë e kësaj, shfrytëzuesi i objektit nuk mund të bëhet pronar legjitim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz