Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Drenas kanë ndodh dy therje me thikë.
Rasti i parë është raportuar kur viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se për shkaqe të pa njohura është sulmuar me një mjet të mprehtë –thikë nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar ne QKMF Drenas për tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë, transmeton drenicapress.info
Ndërkohë në QMF në Drenas ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe një mashkull K-Shqiptar i cili po ashtu është i lënduar me mjet te mprehtë –thikë dhe që dyshohet se personat e lënduar të jenë të përfshirë në të njëjtin rast.
I dyshuari është në kërkim nga njësiti policor. /Drencia Press/

