back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, shkolla “Rasim Kiçina” në 10 vjetorin e Pavarësisë (Foto)

Drenas, shkolla “Rasim Kiçina” në 10 vjetorin e Pavarësisë (Foto)

Të ngjajshme

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%

Një ndër eventet më të mëdha të Zbritjeve në...

Skandali zgjedhor prodhon “kampionin” e ri: Taulant Kelmendi –922

Dyshime fillestare për manipulim votash kanë çuar në zbulimin...

Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet

Qeveria e Kosovës ka mbledhur një grup zyrtarësh nga...

Manifestimi i 10 vjetorit të Pavarësisë në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas, u shënua me aktivitete të shumta.

Parapërgatitjet dhe aktivitete filluan ditë më parë.

Fillimisht u hap një ekspozitë me punime të nxënësve brenda objektit shkollor, mandej  prezantimin i projektit “Rrugëtimi drejt pavarësisë së Kosovës” në secilën klasë të shkollës.

Aktivitetet u vazhduan më 16 shkurt, me një orë letrare dedikuar 10 vjetori të Pavarësisë, si dhe me promovimin e përkthimit të dy veprave letrare: “Bardha e Temalit” të Pashko Vasës dhe “Të mjerët” të Viktor Hygo, nga përkthyesi dhe profesori Izet Sylaj.

Në këtë orë letrare morën pjesë nxënës të shumtë, të cilët prezantuan me poezi dhe punime të ndryshme, mësimdhënës, si dhe profesori Izet Sylaj.

Aktivitete vazhduan me një program festiv nga ora 12:00 në oborrin e shkollës. Në këtë program u shfaqën prezantime, valle dhe këngë të ndryshme festive, duke e bërë këtë ditë feste sa më madhështore.

Përmbyllja e aktiviteteve u bë me një ndeshje sportive në mes të mësimdhënësve dhe nxënësve.

Nën entuziazmin e nxënësve, u bë përmbyllja e të gjitha aktiviteteve të shkollës. /Drenica Press/

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz