Drenas, shënohet dita botërore e hipertensionit
BILLI·
Me rastin e ditës botërore të hipertensionit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas, ka organizuar aktivitete parandaluese në sheshin e qytetit “Fehmi Lladrovci”.
Në këto aktivitetet të cilat janë parandaluese të sëmundjes së hipertensionit, janë dhënë këshilla për mënyrën e drejtë e të ushqyerit, aktivitete fizike, është bërë matja e tensionit, matje e peshës trupore dhe matja glikemisë e kalimtarëve të rastit.
Gjithashtu QKMF në Drenas, ditë më parë ka shënuar edhe ditën ndërkombëtare të infermierisë, ku janë mbajtur aktivitete të ndryshme për promovimin dhe edukimin shëndësor.

Lexo edheProbleme për maturën në Drenas, një restorant ankohet për ndërhyrje politike














