Banorët e fshatit Gradicë të Drenasit janë ankuar, duke shfaqur shqetësimin se trafoja e energjisë elektrike ndodhet shumë afër shkollës dhe jo e rrethuar, kështu kjo trafo mund të jetë rrezik për jetën e nxënësve të kësaj shkolle dhe kalimtaret e rastit, transmeton Drenica Press.
Lidhur më këtë shqetësim asambleisti nga Kuvendi Komunal në Drenas, Xhavit Drenori përmes një postimi në facebook-un e tij bën të ditur se “Bashkarisht do të zgjidhim shumë çështje dhe probleme, prandaj mos hezitoni të na drejtoheni!
Ai falenderon banorët e këtij fshati për fotot e dërguara që pasqyrojnë gjendjën e trafos në Gradicë. Drenori, ju bën thirrje të gjithë prindërve të këtij fshati që të kenë kujdes të shtuar ndaj fëmijëve të tyre këto ditë deri sa zyrtarët e KEDS-it të vijnë dhe ta sigurojnë trafon./drenicapress/