back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, ja si e rrezikon jetën punëtori gjatë punës në lartësi (VIDEO)

Drenas, ja si e rrezikon jetën punëtori gjatë punës në lartësi (VIDEO)

Të ngjajshme

Graçanicë: I dyshuari mashtron të miturin, i merr 1485 euro

Në Graçanicë, dje më 09 dhjetor 2025, një grua...

Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali

Një 16-vjeçare raportohet të jetë zhdukur, në Hajvali. Rastin në...

Lamine Yamal ishte i pakënaqur me zëvendësimin, Hansi Flick: Është i ri…!

Skuadra e Barcelonës mbrëmë shënoi fitore të vështirë me...

Në Kosovë kemi raste kur punëtorët e ndërtimit e kanë pësuar me jetë nga kushtet e dobëta gjatë punës në sektorin e ndërtimit, transmeton DrenicaPress

Gjatë këtij viti ka pasur raste kur kanë vdekur punëtor dhe idsa tjerë kanë marrë lëndime. Por, pavarësisht tragjedive me jete, institucionet e vendit po i mbyllin sytë në raport me punë- kryesit kudo në Kosovë.

Rasti i fundit është ne Drenasi ku punëtorët po vazhdojnë punën në kushte katastrofale.

Një deonocim të tillë e ka bërë edhe asamblisti i Drenasit nga radhët e VV-së, Sokol Bylykbashi.

Në profilin e tij në Facebook, Bylykbashi ka postuar një fotografi ku shihet një punëtor duke rrezikuar jetën e tij.

Lexojeni të plotë postimin e Sokol Bylykbashit:

Jeta në “fijen e perit”

I gjendur në lartësinë e tetë kateve, mbi një dërrasë lëvizese, pa mbrojtje anësore, një punëtor në sektorin privat në Drenas e përfundon orarin e punës në ditën e sotme.

Punëtorët në sektorin privat po ballafaqohen më shumë vështirësi, e problemi më i madh është mungesa e sigurisë në punë. Në sektorin privat, gjysma e punëtorëve nuk kanë kontrata të punës. Nuk ka sigurime shëndetësore e as ndonjë fond për punëtorët që humbin jetën.

Përkundër problemeve dhe shkeljeve të mëdha ndaj punëtorëve në sektorin privat, Inspektoriati i Punës është tepër pasiv. Numri i vogël i inspektorëve dhe mungesa e përgjegjësisë së tyre ka bërë që kompanitë private të bëjnë shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.

Me qeverinë Kurti, punëtorët në sektorin privat do të kenë kushte normale në punë, sigurime shëndetësore, kontrata pune, të drejta të pacenueshme dhe pagë të dinjitetshme. Krejt këto do të jenë të mundshme, ngase do të pesëfishohet numri i inspektorëve të punës, do të themelohet gjykata e punës, do të miratohet ligji i ri i punës dhe veprime të tjera konkrete.

P.S Nëse do të më ofrohen deklarata të punëtorëve për shkeljet që po iu bëhen, unë nuk do mjaftohem vetëm me këtë reagim. Ju ftoj për bashkëpunim!

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz