Drenas, digjet një veturë me targa të huaja
03
Lexo edheBerisha për tregun në Drenas: Tregu i gjelbërt apo tregu i bërllokut?! (FOTO)
Në fshatin Korroticë e Epërme të komunës së Drenasit një vetura më targa gjermane është përfshirë nga flaka, njofton policia e Kosovës.
Incidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme, shkruan drenicapress.info
Sipas policisë së Kosovës ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se në rrethana të panjohura vetura e saj me targa gjermane është përfshirë në zjarr.

Lexo edheBerisha për tregun në Drenas: Tregu i gjelbërt apo tregu i bërllokut?! (FOTO)
Njësitë relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale nuk ka të lënduar. /Drenica Press/