BallinaRegjionaleDrenasDrenas, demolohet shkolla që u mbyll në shtator (VIDEO)

Drenas, demolohet shkolla që u mbyll në shtator (VIDEO)

Të ngjajshme

Mbappe nuk stërvitet me Realin, në dyshim prezenca e tij ndaj Bayernit

Kylian Mbappe nuk është stërvitur me Realin sot. Pak ditë...

Sekretari amerikan Rubio vjen në Tiranë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka qëndruar sot...

Ukraina dhe Rusia raportojnë për mijëra shkelje të armëpushimit të përkohshëm

Ukraina dhe Rusia sërish kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen...

Guardiola komenton luftën për titull: Ne dimë se si të fitojmë trofe

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se aftësia...

Gjendje e keqe e shkollës fillore ‘Shotë Galica’ në Abri të Drenasit. E njëjta, për shkak të numrit të vogël të nxënësve u mbyll disa muaj më parë.

Por, ajo pas mbylljes u demolua në tërësi.

Pos nga jashtë, gjendja e kësaj shkolle nuk është hiç më mirë as brenda.

E banorët që jetojnë afër saj, thonë se nuk e dijnë kur e ka kryer këtë veprim.

Sipas Hajdarit, roje ose përgjegjës të shkollës tashmë të mbyllur, nuk ka.

Në Ministrinë e Arsimit, thonë se në raste të tilla, drejtoritë komunale obligohen që të mirëmbajnë dhe të kujdesen për gjendjen e këtyre objekteve.

Madje ata kërkojnë hartimin e planeve nga komuna, për rishfrytëzim të këtyre shkollave.

E drejtori i Arsimit në Komunën e Drenasit, Tafil Halilaj ishte i pranishëm gjatë kohës sa ekipi i Televizionit po qëndronte tek shkolla.

Por për një orë, ai priti një konfirmim nga i pari I Komunës, Ramiz Lladrovci që të prononcohet për këtë çështje. Pas një orë pritje, i njëjti u largua pa dhënë qëndrim për demolimin e këtij objekti.

Ndërkohë, muaj më parë Komuna ka vendosur mbylljen e tri shkollave në tri fshatra, Abri, Godanc dhe Gjergjicë për shkak të numrit të ulët të nxënësve dhe i ka shpërndarë ata në shkolla tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz