Florentina Elezi, nuk e posedon më biznesin e saj privat. E tërë kjo pas vërejtjeve të dhëna nga Agjencia Kundër Korrupsionit, se pozita të cilën e mban tani Elezi dhe biznesi i saj privat, janë konflikt interesi.
Këto vërejtje e kanë detyruar anëtaren e Kuvendit Komunal, që ta shuaj në mënyrë vullnetare biznesin të cilin e ushtronte më parë, shkruan Indeksonline.
Me rregullat e Antikorrupsionit thuhet se zyrtarja e lartë nuk mund të jetë menaxhere, apo kontrollues i ndonjë ndërmarrjeje private.
Për këtë AKK, thotë se i ka rekomanduar Elezit, të heq dorë nga biznesi i saj privat.
Derisa kjo e fundit, thuhet se ka sjellë gjithë dokumentacionin e nevojshëm ku tregohet se i ka dhënë fund biznesit.
Vendimi është nënshkruar nga vet drejtori i ri i Antikorrupsionit, Shaip Havolli.