Drejtoria për Bujqësi e Drenasit ndan 14 mikser për ushqimin e kafshëve (FOTO)
BILLI

Lexo edheKryetari Lladrovci nënshkruan marrëveshje për realizimin e projekteve për efiçiencë të energjisë në institucionet publike

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Drenasit, të hënën kanë ndarë 14 mikser për ushqim të kafshëve për fermerët përfitues të cilët i kanë plotësuar kriteret sipas shpalljes publike të kësaj drejtoria, në sektorin blegtorisë.
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, është në përfundim të projektit për ndarjen e serrave për 65 fermerë përfitues të cilët i kanë plotësuar kriteret e shpalljes nga kjo drejtori, ndërsa ditë me parë janë ndarë 79 centrifuga për bletarë e komunës së Drenasit.
DBPZHR në vazhdimësi është duke i përkrahur përmes subvencionimit fermerët e Komunës së Drenasit në sektorin e blegtorisë, bletarisë, lavërtari, perimtari dhe sektorë të tjerë.

Lexo edheKryetari Lladrovci nënshkruan marrëveshje për realizimin e projekteve për efiçiencë të energjisë në institucionet publike
Edhe në vitin e ardhshëm kjo drejtori do të jetë në mbështetje të komunës sonë në projekte të ndrysëm.

