Drejtori i RTK-së, Mentor Shala i hakmerret redaktorit Arsim Halili, e përjashton nga Televizioni Publik!

Drejtori Gjeneral i RTK-së, Mentor Shala i është hakmarrë redaktorit në këtë televizion, Arsim Halili për shkak të qëndrimeve kundërshtuese që ky i fundit kishte ndaj menaxhmentit aktual të televizionit publik. Gazeta Blic ka marrë vesh se Mentor Shala e ka shfrytëzuar një deklaratë të Halilit në lidhje me komunitetin LGBT, për ta përjashtuar nga RTK dhe t’i hakmerret për kundërshtimin e vazhdueshëm për punën që i kishte bërë drejtorit gjeneral.
“Pas qëndrimit personal që Arsim Halili e kishte shprehur për komunitetin LGBT, Mentor Shala e kishte dërguar në komision disiplinor, i cili ka marrë vendim që ta përjashtoj”, ka thënë y burim.
Ndërkohë, merret vesh se vendimi final nuk është publikuar, për shkak se Halili ka bërë ankesë ndaj këtij vendimi, dhe çështja ende është në procedurë.

Lexo edheKosova bëhet anëtare e Interpolit, pasi të anulohet memorandumi me UNIMK-un
Ndërkaq, ky është statusi që Arsim Halili kishte bërë në FB, për të cilin u morë vendim që të përjashtohet: “Si qytetar i këtij vendi që mëton me shpërthy izolimin shumëvjeçar, i kam tri pyetje koncize: A është edhe LGBT, kusht për liberalizimin e vizave? Ky kusht a plotësohet me sapun, a pa sapun? Edhe e treta, për liberalizim vizash, a ma mirë me sakrifiku me demarkacion a me thobë”.
Arsim Halili është nënkryetar i Sindikatës së RTK-së, dhe njihet për qëndrimin e tij sindikal dhe për kritikat e ashpra ndaj mënyrës se si po menaxhohet Tekevizioni Publik.














