back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeDrejtori i QKMF-së Deçan jep lajmin e mirë: Situata me helmimin drejt...

Drejtori i QKMF-së Deçan jep lajmin e mirë: Situata me helmimin drejt përmirësimit, ka rënie të numrit të pacientëve

Të ngjajshme

Lotina shkëlqen pranë Mozzikut

Lotina Haziri dhe reperi i njohur Mozzik vazhdojnë të...

Ndalohet për 48-orë mësuesi që ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në Istog

Një incident ka ndodhur në shkollën “Avni Rrusteni” në...

Rrahmani deklarohet pas humbjes turpëruese: Zvicra shfrytëzoi gabimet tona

Kapiteni Amir Rrahmani ka thënë se problemet e Kosovës...

Kosova e fillon fortë keq kampanjën e kualifikimeve për Botëror, Zvicra si Zvicra

Ishte ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, por...

Drejtori i Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me gjendjen shëndetësore të pacientëve të helmuar në këtë komunë.

Berisha ka thënë se gjendja e pacientëve të cilët janë drejtuar për shërbim në QKMF ka qenë stabile.Ai ka dhënë lajmin e mirë se situata po shkon drej përmirësimit pasi numri i pacientëve që kërkojnë trajtim nga helmimi po bie.

“Gjatë 24 orëshit të fundit gjendja e të gjithë pacientëve të cilët janë drejtuar në Qendrën tonë ka qenë stabile. Të gjithë pacientët kanë marrë shërbimin adekuat dhe fatbardhësisht numri është në rënie e siper. Për informata më të thukta do të kemi një koferencë në ora 16:00 që do të mbahet nga kryetari Ramosaj dhe Shtabi Emergjent” tha shkurt Berisha për “Gazeta Blic”.

Që nga shfaqja e rasteve të para të helmimit dhe deri tani, është raportuar për mbi 1500 persona të helmuar.

Shkaku i helmimit ende nuk dihet, ndërsa nga MSH-ja është thënë se mostrat e të helmuarve do të dërgohen për analizë jashtë vendit.

“Një numër i mostrave të cilat pritet të dërgohen jashtë shtetit sepse kjo lloj analize nuk bëhet në Kosovë”, ka thënë dje në mbledhjen e Qeverisë Ministri Vita.

Ndërkohë për shkak të situatës së krijuar komuna e Deçanit dy ditë më parë ka shpallur edhe gjendjen emergjente.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz