Dragusha me bagazhin e tij, një garancë për suksesin e FC Suharekës

FC Suhareka e zyrtarizoi dje trajnerin e ri, Muhamet Dragusha.
Ish-futbollisti i njohur kosovar do ta nisë një eksperiencë të re me synim që të sjellë sukses në Suharekë.
“Një futbollist me përvojë, i cili ka lënë gjurmë në futbollin kosovar, Muhamet Dragusha – Muja emërohet shef i shtabit teknik të FC Suharekës! Me përvojën, karakterin dhe profesionalizmin e tij, Muja vjen për të udhëhequr familjen verdhëzi drejt objektivave të klubit. Mirë se vjen, Muja! Për ty, Suharekë!”, shkroi klubi i Ligës së Parë të Kosovës.

E sigurisht se ky klub nuk ka gabuar me përzgjedhjen që e bëri pasi “Muja” e ka me vete një përvojë të jashtëzakonshme si futbollist i shumë klubeve kosovare, por edhe i vetë Kombëtares një kohë.

Lexo edheAl Nassr interesohet për Maignan, portieri mund të largohet nga Milani
Gjithashtu, qe një kohë e ka hapur shkollën e tij të futbollit dhe i ka ushtruar kryesisht të rinjtë.
Tash, Dragusha do të mundohet që krejt dijeninë dhe njohuritë e tij për futbollin t’i shkrijë tek FC Suhareka me synim që në fund të festojnë bashkërisht. /Gazeta Express














