back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditDonin t’i vinin tritol Jozit, autorët ngatërrojnë shtëpinë

Donin t’i vinin tritol Jozit, autorët ngatërrojnë shtëpinë

Të ngjajshme

Kosova ka nevojë për shërbim ushtarak – është koha të zgjohemi!

Opinion nga Gani Dreshaj Vëllezër e motra, Kosova jonë është...

Burrat ukrainas të moshës 18-22 vjeç tani lejohen të kalojnë kufirin lirisht

Kryeministrja Yulia Svyrydenko tha se burrat ukrainas të moshës...

Prizren: Policia gjen municion në afërsi të kufirit

Njësia patrulluese e kufirit në Prizren ka gjetur një...

Lladrovci i çon mesazh Krasniqit e Tahirit: Qytetarët nuk e durojnë fyerjen dhe nënçmimin

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është përgjigjur ndaj deklaratave...

Në orët e para të së martës, në fshatin Gurëz, që bën pjesë në njësinë administrative Fushë Kuqe të Kurbinit është shënuar një shpërthim me lëndë plasëse.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, rreth orës 04:20, në derën e jashtme të oborrit të banesës së shtetases M. D. është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar se është artizanale.

Megjithatë, hetimet paraprake ngrenë dyshime se shënjestra mund të ketë qenë këngëtari Jozefin Marku, i njohur me emrin Jozi.

Pas sinjalizimit, në vendngjarje u paraqitën forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët verifikuan situatën. Nga vëzhgimi fillestar u vu re se porta kishte pësuar dëmtime të lehta si rezultat i shpërthimit.

Gjatë kontrollit të zonës përreth, hetuesit gjetën disa gëzhoja të vjetra, të cilat u sekuestruan për t’u analizuar si prova materiale.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe.

Me marrjen e njoftimit se rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të shtetases M. D, alias M. B.,në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, ishte hedhur një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar artizanale, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me grupin hetimor.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe territorit përreth, rezultoi se porta e murit rrethues të banesës ishte dëmtuar lehtë nga shpërthimi i lëndës plasëse, e dyshuar artizanale.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor gjeti në rrugë, në afërsi të banesës, disa gëzhoja në dukje të vjetra, të cilat u sekuestruan dhe administruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz