Dona Hasanaj – arkitektja që po bën mrekullinë në Londër

Arkitektja shqiptare, e zhvendosur në Londër që prej vitit 2010, vetëm pas katër vitesh të mbërritjes në ishullin britanik arriti të marrë besimin për një projekt ambicioz: rikonstruksioni i njërës prej godinave më të rëndësishme dhe historike në Londër.
Kjo është Dona Hasanaj, e cila pati kishte pas momente kur e mendoi dorëzimin dhe kthimin në Shqipëri por atë nuk e la të dorëzohet pasioni për arkitekturën dhe krenaria e të qenit shqiptare me një peshë të rëndë mbi supe në Londrën e madhe.
“Kanë qenë muaj shumë të lodhshëm dhe stresues, por emocioni që kam përjetuar në natën e sfilatës do të mbetet i paharrueshëm. Ai gëzim dhe ajo krenari më bëri që të harroj çdo moment tjetër, sepse në fund të fundit ne i dhamë jetë godinës”, deklaroi më tej Dona Hasanaj.
“Old Sessions House”, godina e ndërtuar në shekullin e XVIII dhe që për rreth 100 vite ka shërbyer si Gjykata e Anglisë, është projekti i parë i Dona Hasanaj, projekt të cilin e ka ndjekur nga afër që në fazën e projektimit e deri në zbatimin në kantier, për të kthyer në gjendjen origjinale godinën historike, shkruan Tch.

Lexo edheZgjohet kryeministri, shikoni ç’poston në diten e dytë të 2018-ës (FOTO)
“Në maj të këtij viti, ‘Burberry’ shprehu interesin për ta lançuar sfilatën në ‘Old Sessions House’ gjatë javës së modës në Londër. Ishte një mundësi shumë e madhe, për vetë faktin që godina do t’i hapej publikut për të parë e prekur nga afër koleksionet e ‘Burberry’ ndër vite”, thotë Dona Hasanaj, arkitekte e “RIBA CR”, Londër.














