back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaDrenica +Drenica KulturëDoktori nga Drenica, Fadil Beka kështu e kujton ish kolegun e tij...

Doktori nga Drenica, Fadil Beka kështu e kujton ish kolegun e tij të vrarë dr. Lec Gradicën

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Fadil Beka i cili vie nga fshati Ticë e Skenderajt që më tepër njihet si kirurgu i UÇK-së për veprimtarinë e tij të madhe gjatë kohës së luftës, ku në kushte të vështira bënte operimin e të plagosurve: Ai me rastin e 18 vjetorit të rënies së dr. Lec Gradicës  ka përkujtuar ish kolegun e tij për punën që bënin bashkë dhe figurën emblematike të doktorit të rënë për liri, transmeton Drenica Press.

Doktor Fadil Beka me rastin e 18 vjetorit të rënies së doktorit të lirisë Lec Gradicës ish kolegun e ndjerë e ka kujtuar me këto fjalë në prfilin e tij në facebook. “Më 24 shtator të vitit 1998 ,pra para 18 viteve e gjithë Kosova po bante ball me forcat okupuese te shtetit serb. Okupatori serb tentoj të zhduk dhe djegë çdo gjë që ishte shqiptare. Në këtë kohë ne si personel shëndëtsor bashkë me te plagosurit u strehuam në Gradicë e Krasmirovc, fshatra rreth Çiçavicës. Pikërisht në këtë datë të vitit 1998 ra në krye te detyrës kolegu dhe bashkëluftetari i Ushtrisë Çlirimtare tê Kosovës Dr. Lec Leci Gradica. Forcat okupuese serbe nuk kursyen as mantelbardhët vetëm e vetëm që ta dobësonin moralin e ushtarëve dhe popullatës. Vrasja e dr Lecit ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në përgjithësi dhe për shërbimin shëndetësor në veçanti në Zonën Operative të Drenicës. Ne humbëm kolegun e vyeshëm e të çmuar, humanistin e madh, bashkëluftëtarin sy patrembur. Lavdi për jetë të jetëve punës dhe vepres së Deshmorit Dr.Lec Lecit dhe gjithë Deshmorëve të kombit. Edhe pse kaluan 18 vite nga vrasja mizore e Dr.Leci nga forcat okupuese serbe ,as gjykatat vendore e as ato ndërkombëtare nuk kanë ndërmarr asgjë për gjykimin e fajtorëve”, përfundon Fadil Beka./drenicapress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz