Vogëlushja 2-vjeçare Altea Jubi, e cila prej disa ditësh po lufton me jetën, pasi është djegur në 70% të trupit, do të dërgohet për trajtim të specializuar në Turqi. Albana Myftiu, një nga mjeket që po kujdeset për vajzën në reanimacionin e QSUT, ka bërë sot një postim prekës në “Facebook”.GSH.al sjell fjalët e anestezistes e cila shprehet e lumtur që Alteas së vogël, të paktën i janë stabilizuar parametrat vitalë.

POSTIMI I MJEKES ALBANA MYFTIU
Do te doja ta nxirrja te sheruar Altean e vogel nga reanimacioni i Djegies, por familjaret e vogelushes i nderruan rrjedhen e trajtimit duke insistuar ta mjekonin jashte Shqiperise, gje e cila u arrit me nderhyrjen e vecante te kryeministrit Rama.
Ajo kaloi me shume veshtiresi, por me sukses gjendjen kritike te shokut te djegies, fale punes se pergjegjshme, te palodhur e profesionale te infermierve te Reanimacionit te Djegies qe kane shpetuar me dhjetra jete femijesh e te rriturish te djegur rende. Ajo do vazhdoje trajtimin e komplikuar nga koleget tane te huaj, te cileve ua dorezuam vogelushen me parametra vitale te stabilizuar.
Lexo edhe10 Njerëzit me të pasur ne Shqipëri…(emrat)
















