Dogjën makinën e 30-vjeçarit/ Identifikohen autorët në Bulqizë, arrestohet një prej tyre

Dogjën automjetin në përdorim nga një 30-vjeçar, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, Policia zbardh ngjarjen. Identifikohen 2 autorët e dyshuar. Vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit. Procedohet penalisht një 23-vjeçar, për moskallëzim krimi.
Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera menjëherë pas denoncimit të një 30-vjeçari, se i kishin djegur automjetin, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 01.06.2025, në Burrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në kuadër të operacionit “Firemen”, zbardhën autorësinë e rastit.
Gjatë operacionit u identifikuan autorët e dyshuar, shtetasit E. K.(H.), 24 vjeç, banues në fshatin Zenisht dhe J. S., 25 vjeç, banues në Burrel. Shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga 24-vjeçarin dhe vijojnë punën për kapjen e shtetasit J. S.

Lexo edheGold Butter, gjalpi i recetave të Bajramit në çdo shtëpi
Gjithashtu, në lidhje me këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 23 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.














