Dogana kap mallra mbi 13 mijë euro të padeklaruar në Vërmicë

Në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, autoritetet doganore kanë zbuluar mallra të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, pas pyetjes standarde nga zyrtarët doganorë nëse kishte mallra për deklarim, udhëtari është përgjigjur negativisht.
Megjithatë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, automjeti është udhëzuar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, tranms
Gjatë kontrollit të bagazhit të veturës, janë konstatuar mallra të padeklaruara me vlerë doganore prej 13,877.32 euro (pa taksa), ndërsa shmangia nga detyrimet doganore është vlerësuar në 4,135.44 euro.
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim të zbatimit të rregullave doganore dhe luftimit të ekonomisë joformale.

Lexo edheRama njofton për hartimin e strategjisë për Rininë 2026–2034
Raportimi i plotë:














