Dogana e Kosovës sekuestron 20 mijë euro të padeklaruara në Jarinje
dp

Lexo edheTre të rinj humbin jetën nga një aksident i rëndë mes nëntë automjetesh në Frankfurt

Mjetet monetare janë gjetur në posedim të një shtetasi të Serbisë, i cili po hynte në territorin e Republikës së Kosovës. Paratë e sekuestruara përbëheshin kryesisht nga monedha në dinarë serb, ndërsa pjesa tjetër në valutën euro. Mjetet monetare nuk ishin deklaruar sipas rregullave doganore në momentin e hyrjes.
“Sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës çdo shumë monetare mbi 10,000 euro që hyn ose del nga territori i vendit duhet të deklarohet pranë autoriteteve doganore. Mosdeklarimi i këtyre mjeteve përbën shkelje ligjore dhe i nënshtrohet procedurave administrative dhe ndëshkuese, si dhe hetimeve të mëtejshme”,thuhet në njoftimin për media./Lajmi.net/



Lexo edheTre të rinj humbin jetën nga një aksident i rëndë mes nëntë automjetesh në Frankfurt

