Djegia e materialeve në oborr i kushton 500 euro një 55-vjeçari në Ferizaj
dp

Lexo edheIa uroi Kurban Bajramin dhe më pas e preu në fyt, ngrihet aktakuzë për vrasjen makabre në Mitrovicë

Sipas një komunikate të Policisë Rajonale të Ferizajt, më 16 gusht 2026, rreth orës 22:00, policia ka pranuar ankesa nga qytetarët për djegien e materialeve të ndryshme në një oborr në rrugën “Bau Beiden”.
Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar me inicialet SH.SH., 55-vjeçar.
Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 500 eurosh, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49.

Lexo edheIa uroi Kurban Bajramin dhe më pas e preu në fyt, ngrihet aktakuzë për vrasjen makabre në Mitrovicë
Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.
Policia ka apeluar që çdo rast apo rrezik i mundshëm nga zjarri të raportohet përmes numrit emergjent 192, numrave 0290/326-250 dhe 0290/322-406, si dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.