Dinastia “Zidane” po vazhdon në futboll.
Djali i legjendës së Real Madridit, Luca po bën karrierën e tij në ligën e dytë spanjolle ku është pjesë e Granadës.
Ndryshe nga babai i tij, ai luan në pozitën e portierit.
Ndërsa tashmë Luca, ka marrur vendimin që të ndërrojë kombëtaren duke u deklaruar për Algjerinë.
Luca Zinedine ZIDANE New #DesertWarrior, Welcome 🇩🇿#LesVerts⭐⭐ | #123vivalAlgérie🇩🇿 pic.twitter.com/9vsi129n5C
— Équipe d’Algérie de football (@LesVerts) September 19, 2025
FIFA miratoi të premten dhe publikoi njoftimin në platformën e tij, transferimin e djalit të Zinedine Zidane në federatë , duke hapur mundësinë që ai të luajë për ekipin e Afrikës së Veriut në Kupën e Botës të ardhshme.
Luca deri më tani kishte qenë pjesë e grupmoshave të kombëtares Franceze, nga U-16 deri më U-20./IndeksOnline/