Djali i Smajl Hajdaraj thotë se babain ia vranë kundërshtarët politikë, tregon rrëfimin e një dëshmitari

I biri i deputetit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj, Shpëtim Hajdaraj ka thënë se atentati ndaj babait të tij ka qenë politik dhe i organizuar mirë.
Hajdaraj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se vrasja e babait të tij ishte e paralajmëruar, pasi sipas tij edhe gjatë luftës kishte tentime për të vrarë Smajl Hajdarajn, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se një dëshmitar, që ishte kontaktuar për ta vrarë babin e tij, është vrarë katër muaj para se të vritej babai i tij (ish- deputeti Smajl Hajdaraj).
Shpëtim Hajdaraj thotë se personi i ngarkuar për ta kryer vrasjen e babait të tij ka ardhur në shtëpi dhe i ka treguar se ia kanë blerë revolen dhe janë bërë të gjitha përgatitjet për ta vrarë Smajl Hajdarajn.
Lexo edheShpend Maxhuni përsëri në Polici, nuk tregon pozitën
Ai thotë se urdhrin për vrasje e kishin dhënë njerëz nga shtabi paralel i formuar në Rugovë nga njerëzit e LPK-së.
“Dëshmitari ka thënë se urdhrin e kishte marrë nga kundërshtarët politikë apo nga shtabi paralel që ishte formuar në Rugovë, kryesisht i përbërë nga njerëzi të LPK-së e që kishin mbështetje nga Shtabi i Përgjithshëm apo siç njihet në popull nga ‘Shtabi i Rognerit’”, thotë Hajdaraj./Telegrafi/














