Ditëlindja e parë në Kuvend, Eliza Hoxha befasohet me lule nga kolegët e saj deputetë
BILLI

Lexo edheShtrëngimi i duarve i Rifat Jasharit me Kurtin, ministrat e deputetët në Kuvend

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Kjo ditëlindja ka qenë më speciale sipas Elizës, pasi është e para që ka festuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Këngëtarja, arkitektja dhe deputetja Eliza Hoxha (Foto: Eliza Hoxha/Instagram)
Këngëtarja e hitit “Pendimi” është deputete në parlament nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Eliza publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi në rrjetin social ku shfaqej krah deputetëve Bedri Hamza dhe Memli Krasniqi.

Lexo edheShtrëngimi i duarve i Rifat Jasharit me Kurtin, ministrat e deputetët në Kuvend

Ndërkohë në tavolinën përballë saj ndodhej një buqetë me lule, të cilën arkitektja dhe këngëtarja e ka marrë dhuratë nga bashkë-partiakja e saj, Blerta Deliu-Kodra.
“Një ditëlindje vërtetë e veçantë”, shkroi Eliza Hoxha në mbishkrimin e kësaj fotografie, teksa ka pranuar urime të shumta nga ndjekësit e saj.