BallinaSportDita kur 10 vite karrierë shuhen brenda 13 sekondave (VIDEO)

Dita kur 10 vite karrierë shuhen brenda 13 sekondave (VIDEO)

Të ngjajshme

Dymbëdhjetë dhjetor 2015 ishte dita kur Irlandezi Conor McGregor i shokoi të gjithë duke mundur të frikshmin kampionin absolut të asaj kohe Brazilianin Jose Aldo në vetëm 13 sekonda.

Nga 2005 e deri në vitin 2015 Jose Aldo ishte i pamposhtur me 18-të fitore radhazi dhe mbreti i divizionit pendël në Artet e Përziera Marciale. Gjithashtu edhe McGregor kishte rezultat pa humbje prej 14 fitoreve radhazi dhe ishte tejet aktiv atë kohë, e këtë nuk e vunë re shumica. Ndërsa Aldo kishte 1 vit që nuk kishte bërë ndeshje.

Pasi iu kishte caktuar data e duelit ndërmjet Aldos dhe McGregor me 11 korrik 2015 në UFC 189, Jose Aldo u lëndua dhe ishte jashtë duelit me McGregor.

Ata u takuan 5 muaj më vonë në dhjetor të atij viti në mbrëmjen e UFC 194. Të gjithë e shihnin Aldon si favorit, pasi që kishte rripin e zi në Jiu Jitsu, goditjet më të forta, nivel i lartë në mundje, gjuajtet me këmbë të tmerrshme dhe përbindësh për kundërshtarët por ishte McGregor i cili qysh nga fillimi, posa u fut në federatën më të madhe të MMA në UFC, kishte ëndërr të takohej me Brazilianin e i cili ishte i bindur se do ta lërë pa ndjenja ish kampionin Jose Aldon. Por askush nuk e mori seriozisht.

Dhe ashtu ndodhi, ethet ishin në kulm emocione të pafundme, të gjithë prisnin një shëmbje të karrierës së Irlandezit dhe përfundimin e tij atë mbrëmje.

Por doli krejt ndryshe McGregor-it iu dash si thonte ai ‘vetëm prania e Brazilianit në Kafaz’, dhe pjesën tjetër do e kryente ai, duke vazhduar ‘ju kam treguar po duhet edhe t’iu bind, ju duhet ta shihni se un jam emblema e këtij sporti.’ Dhe ashtu u bë ai nokautoi Brazilianin Jose Aldo brenda 13 sekondave, titulli me kohën më të shpejt i fituar ndonjëherë në UFC.

Pasi fitoi duelin Conor McGregor u shpreh: E di se u dasht të shkëmbenim më shumë grushte dhe shqelma, e meritonte ta ketë një raund, por herët apo vonë e njëjta gjë do të ndodhte, un e di se Aldo ishte një kampion i mrekullueshëm dhe aftësitë e tija ishin shpejtësia dhe fortësia por në fund të ditës, Preciziteti mund fortësinë, dhe koha (kur ti godet) mund shpejtësinë, dhe kjo ndodhi, këtë e keni parë ju sonte.’ Përfundon McGregor.

Kështu dhjetë vite karrierë pa humbje Jose Aldos iu shuan për 13 sekonda kundër McGregor. Edhe pse që nga momenti i humbjes Jose Aldo e kërkoi një revanzh të mundshëm ajo mundësi nuk iu dha asnjëherë, nëse do të kishte një revanzh ndërmjet këtyre dy luftëtarëve kush do e fitonte ndeshjen e dytë?

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz