Distria nuk ka konkurrencë, del e artë në Grand Prix Zagreb 2025
dp

Lexo edheFoda para ndeshjes me Slloveninë flet për Amir Rrahmanin e Edon Zhegrovën

Në xhiron e parë, Krasniqi ishte e lirë, ndërsa në xhiron e dytë ajo mposhti me Ippon Amanda Liman nga Brazili, raporton lajmi.net
Në çerekfinale, Distria fitoi përsëri me Ippon ndaj Blandine Pont nga Franca. Në gjysmëfinale, ajo triumfoi ndaj Gai Stella nga Italia, gjithmonë me Ippon.
Në ndeshjen finale për medaljen e artë, Krasniqi arriti të mposhte me Ippon Reka Pupp nga Hungaria, duke siguruar titullin kampion dhe duke shënuar një sukses të madh për Kosovën në xhudo./Lajmi.net/

Lexo edheFoda para ndeshjes me Slloveninë flet për Amir Rrahmanin e Edon Zhegrovën