Ajo është një ndër emrat më të përfolur në industrinë e muzikës, ku rrëmben vëmendjen e mediave edhe jashtë skenave muzikore.
Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Doruntina Shalën, e cila më mirë njihet prej fansave dhe publikut, Tayna.
Mirëpo krahas muzikës, zeshkania ka ditur të menaxhojë kohën mes muzikës dhe shkollimit të lartë.
Në fakt, bukuroshja ka përfunduar studimet në fakultetin e “Shkencave Kompjuterike” pranë universitetit privat të UBT-së në Kosovë.
















