back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeDiplomati i njohur perëndimor konfirmon takimin sekret Thaçi – Vuçiq

Diplomati i njohur perëndimor konfirmon takimin sekret Thaçi – Vuçiq

Të ngjajshme

Vazhdojnë kërkimet për të riun nga Tropoja Florjan Tabakun

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka filluar sërish operacionin...

Vazhdojnë kërkimet për të riun nga Tropoja Florjan Tabakun

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka filluar sërish operacionin...

Spiropali falënderon Izraelin për njohjen e Kosovës

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka falënderuar...

Dënohet me 10 vite burg një nga tifozët e Bashkimit që u ndalua në Mal Të Zi

Një pjesëtar i tifo-grupit “Arpagjikët” është dënuar me 10...

Wolfgang Petrisch, diplomati i njohur austriak, dikur i dërguar i BE’së në bisedimet në Rambouillet, ka konfirmuar atë që shumëkush ka mundur të supozojë kur është fjala për udhëtimin e fundit, javën e kaluar, të Hashim Thaçit në SHBA. Petrisch ka thënë se Presidenti i Kosovës në Amerikë ka pasur një takim sekret me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Presidenti Hashim Thaçi, në një intervistë nga Amerika javën që shkoi, kishte thënë se vizita e tij me Vuçiqin në SHBA ishte një rastësi. Ai kishte mohuar takimin sekret me shefin e shtetit serb. Por, një diplomat perëndimor, austriaku Wolfgang Petrisch, i cili është mjaftë i informuar për atë që ndodh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se Thaçi dhe Vuçiq janë takuar fshehtas në SHBA.

Për këtë, Petrisch ka folur për një intervistë për Deutsche Welle ku ka komentuar rrëmujën e djeshme që u krijua pas arrestimit të Marko Gjuriqit në Mitrovicën e Veriut nga Policia e Kosovës, pasi kishte hyrë brenda territorit të Kosovës pa leje.

“Jam i kënaqur që lirimi ndodhi kaq shpejt, sepse përndryshe një hap i rëndësishëm përpara që qe arritur në një takim sekret midis dy presidentëve në Uashington, do të ishte vënë në pikëpyetje”, ka thënë Petrisch.

Dy Presidentët, Thaci dhe Vuçiq kishin provua ta mbajnë të fshehtë udhëtimin e tyre përtej Atlantikut. Vuçiq ishte zbuluar nga ish-shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq, i cili kishte njoftuar për fluturimin e Presidentit serb drejt SHBA’ve, duke thënë se edhe Thaçi ishte nisur për atje. Jeremiq kishte folur edhe për një takim sekret në Paris ndërmjet Presidentëve. Vuçiq, duke reaguar për këtë, kishte thënë se me Thaçin asnjëherë nuk është takuar vetëm, por gjithmonë në prani të palës së tretë, ndërsa Thaçi e kishte mohuar krejtësisht takimin me Vuçiqin në SHBA./Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz