back to top
Tuesday, September 2, 2025
BallinaLajmeDimal Basha zhvilloi takim konsultativ me presidenten Osmani

Dimal Basha zhvilloi takim konsultativ me presidenten Osmani

Të ngjajshme

Xheneta provokon me këtë veshje rrugëve të Romës

Ish-finalistja e BBVK, Xheneta Fetahu po vazhdon të jetë...

Çka po e pengon transferimin e Donnarummas te City?

Gianluigi Donnarumma duket se do të përfundojë një transferim...

Gjatë samitit të SCO-së në Kinë, Putin fajëson Perëndimin për luftën në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, dërgoi një mesazh kundër Perëndimit...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka zhvilluar takim konsultativ dhe njoftues me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas një njoftimi nga ana e Kuvendit, thuhet se takimi është mbajtur pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ku Basha e ka informuar Osmanin lidhur me përfundimin e seancës konstituive dhe bartësit institucionalë kanë diskutuar për hapat e nevojshëm për t’u ndërmarrë më tej.

“Kryetari Basha dhe Presidentja Osmani kanë biseduar për domosdoshmërinë që proceset kushtetuese dhe ligjore të ecin me dinamikën e paraparë kohore, në mënyrë që të mundësohet zgjedhja sa më e shpejtë e Qeverisë së re të vendit, si përgjegjësi e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

“Krerët e institucioneve e theksuan rëndësinë e funksionalitetit të institucioneve dhe të stabilitetit politik përballë sfidave të brendshme dhe atyre ndërkombëtare, duke nënvizuar se qytetarët e Republikës së Kosovës presin efikasitet dhe përgjegjësi nga udhëheqësit e tyre. Kryetari i Kuvendit, z. Dimal Basha, rikonfirmoi përkushtimin e tij që Kuvendi i Kosovës të ushtrojë rolin e vet të plotë kushtetues pas konstituimit, ndërsa Presidentja Osmani ritheksoi gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet e vendit në të mirë të qytetarëve të Kosovës”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz