Dikur yll i madh i futbollit, tani në gjendje shqetësuese nga varësia

Ish-lojtari i Kombëtares së Argjentinës dhe ylli i PSG-së dhe Napolit, Ezequiel ‘Pocho’ Lavezzi , 41 vjeç, ka mërzitur befasuar publikun dhe tifozët e tij.
Gjatë një interviste në Napoli, tifozët vunë re një dridhje të fortë në duart e tij, gjë që menjëherë ngriti shqetësime të mëdha në lidhje me shëndetin e tij.
Gazetarja argjentinase Laura Ubfal shpjegoi se simptomat e vëzhguara kanë shumë të ngjarë të jenë rezultat i trajtimit dhe terapisë afatgjatë që ai iu nënshtrua.
[DEPORTES] "Les agradezco por todo el cariño que me dan": el "Pocho" Lavezzi fue homenajeado por el Napoli, desea "lo mejor para el club y la gente", y ahora quiere "estar en familia" y "ver crecer" a su hijo. https://t.co/K538yMAItL pic.twitter.com/QsrhdkhLFS
— ElCanciller.com (@elcancillercom) September 8, 2026

Lexo edheAncelotti i përgjigjet Thiago Silvas: Mosha 34-35 vjeç nuk ka të ardhme te Kombëtarja e Brazilit
“Pocho është në proces rehabilitimi për probleme të shëndetit mendor që rrjedhin nga varësia. Ajo që u pa në kamera ka shumë të ngjarë të lidhet me terapinë e përshkruar me ilaçee”, tha Laura Ubfal.

Vetë Lavezzi ka folur më parë hapur për luftën e tij të vështirë me varësinë, duke pranuar se kaloi momente jashtëzakonisht të errëta përpara se të vendoste të kërkonte ndihmë.
Ish-sulmuesi, i cili veshi fanellat e San Lorenzos, Genoas, Napolit dhe PSG-së në karrierën e tij të pasur, vazhdon luftën e tij të përditshme me varësinë me mbështetjen e ekspertëve dhe familjes./Indeksonline/














