BallinaLajmeDiktatori që tha se do të sundonte për 1 miliard vjet

Diktatori që tha se do të sundonte për 1 miliard vjet

Të ngjajshme

Shtyhet deri më 20 korrik shpallja e vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, e konfirmon avokati i Thaçit

Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Rusia mbyll aeroportet dhe kufizon internetin

Moska u përball të martën, 5 maj, me masa...

Ishte në Samitin e EPC në Armeni, Kurti shfaqet në Shkup, Mexhiti: Mirëserdhe

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këtë vendim

Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen...

Ish-Presidenti i Gambias, Yahya Jammeh, u largua nga vendi pasi humbi zgjedhjet. Ai ka qëndruar në pushtet për 22 vjet radhazi, ndërsa mori një avion me makina e sende luksoze për t’u larguar në mërgim në Guinenë Ekuatoriale. Me vote mori edhe para nga arka e shtetit të varfër, plot 11 milionë dollarë.

Ai u mund nga Adama Barrow, një biznesmen i fuqishëm. Ky i fundit thotë se dëshiron të krijojë një komitet të vërtetë pajtimi për të hetuar akuzat për abuzime me të drejtat e njeriut gjatë sundimit të Jammeh.

Sunduesi u largua edhe me të qarat e shumë njerëz, të cilët kanë përfituar nga pushteti i tij, por shumë të tjerë janë të kënaqur për fundin e një diktature ku nuk respektoheshin të drejtat e njeriut dhe ato të shprehjes, transmeton oranews.

Megjithatë, Jammeh meriton të vlerësohet mbase për një vendim të vetëm; largimin në mënyrë paqësore nga pushteti, gjë që ndodh për herë të parë në Gambia që prej pavarësisë së saj nga Britania në vitin 1965.

Megjithatë, ai thuhet se u kërcënua nga shumë vende të Afrikës Perëndimore përfshirë edhe Senegalin se do të dërgonin ushtrinë nëse nuk linte zyrën.

Në një fjalim në televizionin shtetëror, Jammeh, i cili pat deklaruar se do të sundonte Gambian për 1 miliard vjet, tha se do të largohet dhe se ishte e “domosdoshme të mos derdhej asnjë pikë gjaku”.

“Kam vendosur me ndërgjegje të pastër të heqë dorë nga udhëheqja e këtij kombi të madh me mirënjohje pafund për të gjithë popullin e Gambias”, tha ai.

Megjithatë, ai se ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka deklaruar se do të shpallte një qeveri të jashtëzakonshme 90 ditore.

Presidenti kërcënonte me prerje koke homoseksualët, duke i konsideruar si “parazitë” dhe se do të trajtoheshin si mushkonjat.

Në shtator pohoi se kuronte me banane sëmundjen e AIDS, shpesh vdekjeprurëse në Afrikë. Ai tha se shërimin e kryente të hënave dhe të enjteve.

Jammeh erdhi në pushtet në vitin 1994, pas një grushti ushtarak.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz