Digjet një kamionetë në Arllat
03

Lexo edhe7 raste të reja me Covid-19 në Drenas, janë nga këto vende

Një kamionetë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 10:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në fshatin Arllat.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas tij, policia ka dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit.

Lexo edhe7 raste të reja me Covid-19 në Drenas, janë nga këto vende
“Rreth orës 10:00 është marrë informata se në fshatin Arllat respektivisht në autostradë një kamionetë është përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, janë ftuar edhe zjarrfikësit. Ka filluar puna për të ndriçuar faktorët që kanë shkaktuar zjarrin”, ka thënë zëdhënësi Borovci.
