Digjet një autobus në Gjermani: 31 të lënduar, 17 të zhdukur
BILLI·

Tridhjetë e një persona janë lënduar dhe 17 të tjerë janë zhdukur pasi një autobus u kaplua nga flaka pasi që ishte aksidentuar në një autostradë në jug të Gjermanisë.
Autobusi është ndeshur me një kamion në autostradën “A9” afër Hof, në veri të Nurembergut, transmeton Express.
Disa udhëtarë kanë marrë lëndime të rënda dhe druhet se disa të tjetër mund të kenë vdekur.
Një zëdhënës i policisë ka thënë për agjencinë e lajmeve DPA: Realisht duhet të presim se do të ketë fatalitete.”
Lexo edheUria në gjendje alarmante në 5 shtete afrikane
Policia e ka bllokuar autostradën derisa përpjekjet e ekipeve të shpëtimit vazhdojnë. Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar aksidentin./Express/














