Digjet ndërtesa në pronësi të kandidatit të Listës Serbe për kryetar të Zubin Potokut
dp

Lexo edheMaliqi për deklaratat e Rohdes: Paska folë tu mendu që po i drejtohet nji shoqnie të interesume me u integru në Evropë

Ngjarja ka ndodhur në Uglare të Zubin Potokut.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net, nga zëvendësdrejtori i Policisë për veriun Veton Elshani.
“Sot rreth orës 4:30 morëm informacion se zjarrfikësit po reagonin ndaj një zjarri që ndodhi në Uglare. Shtëpia, kati i parë i së cilës u dogj, ka shërbyer si shtypshkronjë e cila në këtë kohë nuk ishte funksionale. Nuk pati asnjë të lënduar, por u shkaktuan dëme materiale”, tha ai.
Elshani tha se kemi të bëjmë me një zjarr të qëllimshëm.

Lexo edheMaliqi për deklaratat e Rohdes: Paska folë tu mendu që po i drejtohet nji shoqnie të interesume me u integru në Evropë
“Nuk ka të dyshuar, ndërsa Policia është duke u marr me rastin i cili trajtohet si zjarrëvënie”, theksoi Elshani.
Sipas informatave objekti është në pronësi të kandidatit të Listës Serbe për kryetar të Zubin Potokut, Millosh Peroviq.