BallinaLajme​Digjet bageri në Mitrovicë, kjo është vlera e dëmit që pretendon pronari

​Digjet bageri në Mitrovicë, kjo është vlera e dëmit që pretendon pronari

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Mbrëmë është djegur një bager i kompanisë që ishte përgjegjëse për rrënimin dhe largimin e objekteve pa leje në Mitrovicë.

Pronari i kompanisë, Fatmir Behrami, ka konfirmuar se gjatë natës është djegur një bager i firmës së tij.

“Po, jemi njoftuar përmes policisë dhe zjarrfikësve. Demi është për mbi 70 mijë euro”, tha Behrami përmes telefonit.

Edhe kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar duke dënuar aktin dhe ka theksuar se veprimet e tilla kriminale përbëjnë kërcënim për ata që punojnë që Mitrovica të jetë qytet ku mbretëron rendi dhe qetësia publike.

“E dënoj ashpër këtë akt makabër e qyqar. Por, të gjithë ata që me akte të tilla kriminale mendojnë se na frikësojnë, gabojnë. Lufta jonë ndaj paligjshmërisë, kriminalitetit dhe parregullësisë nuk do të ndalet”, ka shkruar Peci në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz