BallinaRegjionaleDhurohen 140 komjuterë për dy shkolla të Skenderajt |Foto

Dhurohen 140 komjuterë për dy shkolla të Skenderajt |Foto

Të ngjajshme

Goditje si raketë, Uzuni e çon topin në rrjetë

Myrto Uzuni ka shënuar një super gol së fundmi...

Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

Është dorëzuar reperi i njohur kosovar Buta, i cili...

Presion mbi Artetën: Rrezikon shkarkimin pa trofe

Ish-lojtari i Arsenal, Anders Limpar, ka paralajmëruar se trajneri...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, nënkryetari z.Nuredin Lushtaku dhe drejtori për Arsim, z.Bekim Latifi, kanë vizituar sot dy shkollat e mesme të qytetit; Gjimnazin “Hamëz Jashari” dhe Shkollën e Mesme Teknike “Anton Çetta”, të cilat kanë përfituar një donacion nga Fondacioni zviceran “Solon”, prej 140 kompjuterëve, për punën praktike në kabinetet e tyre të teknologjisë.

Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit shkollave të mesme, kryetari Jashari, u ka thënë atyre të jenë të angazhuar maksimalisht në procesin edukativo-arsimor, tanimë që kushtet për mësim praktik, janë më të mira.

Kryetari Jashari ndërkaq, ka premtuar përkrahje të vazhdueshme për nxënësit e komunës sonë, me anë të ndarjes së bursave, për nxënës të dalluar.

Vlen të përmendet fakti se, të shtunën e kaluar, kryetari Jashari nënshkroi marrëveshjet me studentët e Skenderajt, për ndarje të 164 bursave, në vlerë prej 500 eurove për secilin student.Image may contain: 5 people

Image may contain: 9 people, indoorImage may contain: 5 people

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz