BallinaLajmeDhuratat e shtrenjta të Daut Haradinajt dhe borxhi ndaj familjes së gruas

Dhuratat e shtrenjta të Daut Haradinajt dhe borxhi ndaj familjes së gruas

Të ngjajshme

Të dashura me qira

Një dokumentar i ri hedh dritë mbi një fenomen...

Dialogu Kosovë–Serbi, Sorensen bisedon me zyrtarin e OKB-së për zhvillimet e fundit

Emisari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter...

Selvija e kujton Shpatin me fjalë prekëse para Bajramit

Në prag të festës së Bajramit, një mesazh i...

Rogerti plas bombën për Brikenën

Banori i “BBVA”, Rogerti” ka bërë një deklaratë bombë...

Kurti nesër paradite mbledh Qeverinë

Zyra për Media e Kryeministrisë ka njoftuar se nesër...

Pasuri të madhe po del të ketë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj. Vetëm shuma e dhuratave që ka pranuar sillet rreth 19 mijë euro. Haradinaj ka në pronësi të përbashkët edhe dy shtëpi banimi, të cilat kushtojnë afër 400 mijë euro. Por, ai u ka “miqve” borxh rreth 30 mijë euro, të cilat thotë t’i ketë huazuar për blerje të shtëpisë, raporton Express.

Në regjistrin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Haradinaj ka deklaruar se ka në pronësi të përbashkët dy shtëpi banimi, njëra që kushton 200 mijë euro e tjetra 195 mijë euro.

Si pasuri të luajshme deputeti ka deklaruar veturën e tij dhe të bashkëshortes, si dhe dhuratat e ndryshme që kanë pranuar. Vetëm dhuratat e Haradinajt kushtojnë 18 mijë e 500 euro.

Pasuria e vëllaut të kryeministrit nuk mbaron këtu. Ai ka rreth 43 mijë euro para të gatshme në banka.

Por, ka edhe goxha borxh. Ai i detyrohet familjes së gruas së tij rreth 30 mijë euro, para të cilat thotë t’I ketë huazuar për blerje të shtëpisë.

Të hyrat vjetore të tij shkojnë në mbi 50 mijë euro. 27 mijë euro është shuma e parave që ai merr sit ë hyra nga lëshimi i shtëpisë me qira, dhe rreth 22 mijë të tjera si deputet nga Kuvendi i Kosovës./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz