Dhuna në stadiume, Rama: 3 vjet burg kush shkel tapetin e gjelbër

Kush hynë në stadiume do të dënohet me 3 vjet burg dhe do të përjashtohet përjetë nga stadiumet. Këtë propozim e ka bërë kryeministri Rama, i cili tha se do të ndryshohet kodi penal. Ndërsa foli edhe për status të veçantë të spektatorëve.
Rama: Ne do të ndërhyjmë në kodin penal. Futja në tapetin e gjelbër do të dënohet me 3 vjet burg. Kush kalon vijën e bardhë dhe shkel në tapetin e gjelbër është kërcënim për ata që ushtrojnë detyrën.
Kështu që kemi domosdoshmërinë që ta diskutojmë me shpejtësi dhe ta aplikojmë këtë dënim. Minimumi tre vjet.
Ndëshkime më të rënda sesa 3 vjet u praktikuan në 1989 në Angli për ti dhënë përgjigje përfundimtare dhunës si sport më vete.
Burgimi dhe përjashtimi përjetë nga stadiumi i atij që shkel vijat e bardha do të jetë hapi i parë që do bëjmë me parlamentin.
Lexo edheE kalon edhe portierin, bora ia mohon golin futbollistit të Bundesligës
Ndërkohë kreu i qeverisë tha se Policia e Shtetit dhe Federata duhet të bashkëpunojnë për të garantuar siguri në stadiume. Ndërsa propozoi pajisjen me kamera të gjitha impianteve.
Rama: Besoj se është kohë që Policia e Shtetit dhe Federata mos ja lënë topin njëri-tjetrit por të bashkëpunojnë seriozisht. Ka një pengesë ligjore lidhur me organizimin e shërbimeve policore në mjediset e brendshme të stadiumeve. Klubet të detyrohen që të pajisin impiantet me kamera duke i dhënë mundësi policisë që të identifikojë të gjithë keqbërësit në stadium dhe duke i bërë të pakthyeshme kërkesat e prokurorisë.














