Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përzgjidhet Anëtare Kandidate në EESC
dp

Lexo edheUlutash rikonfirmon përkushtimin e KFOR-it për një mjedis të sigurt në Kosovë

Me këtë status, DhTIK, si përfaqësuese e qindra bizneseve në Kosovë, do të kontribuojë në hartimin e opinioneve të EESC-së që kanë të bëjnë me organizatat e shoqërisë civile dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Përzgjedhja nga EESC përfaqëson një njohje të rëndësishme ndërkombëtare për rolin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë në përfaqësimin e interesave të komunitetit të biznesit, si dhe krijon një mundësi të drejtpërdrejtë për përfshirje aktive në proceset konsultative dhe politike të Bashkimit Evropian.
DhTIK ka theksuar se mbetet e përkushtuar që, përmes këtij angazhimi, të fuqizojë zërin e sektorit privat të Kosovës dhe të kontribuojë në procesin e integrimit evropian të vendit./Lajmi.net/

Lexo edheUlutash rikonfirmon përkushtimin e KFOR-it për një mjedis të sigurt në Kosovë