back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeDevolli ia merr Valës edhe 4.5 milionë euro

Devolli ia merr Valës edhe 4.5 milionë euro

Të ngjajshme

Kompania Devolli ia shiti Telekomit të Kosovës shërbimin e 630 mijë eurove për 4.5 milionë euro

Nëse në Kosovë do të kishte Prokurori të mirëfilltë, dikush nga menaxhmeti i Telekomit të Kosovës do të duhej të kalonte natën në burg, pas publikimit të marrëveshjës së dytë me Z-Mobile dhe debatit për këtë çështje në “Pressing” të T7.

Kështu thotë avokati Besnik Berisha, i cili ishte pjesë e ekipit mbrojtjës të Telekomit në një ballafaqim tjetër në arbitrazh, atë me kompanin Acos nga e cila Kosova doli fituese, raporton T7.

Marrëveshja e 24 majit të 2017-ës, ku Agron Mustafa u prezantua si heroi i Telekomit në momentin kur vuri nënshkrimin mbi kontratën e re me kompaninë Z-Mobile, duke u deklaruar se po e shpëton Valën nga falimentimi, ia ka rënduar borxhin telekomit dyfish më shumë.

Deri tash, kompanisë Dardafon i janë paguar mbi 4.5 milionë euro para kesh të paguara në emër të shpenzimeve të arbitrazhit, të cilat bien ndësh me pasqyrat financiare të paraqitura nga Z mobile në Administratën Tatimore të Kosovës.

Avokati Berisha thotë se mbrotjen e Telekomit në Arbitrazh me Z mobile, nuk do të duhej ta bënte vetë telekomi, por qeveria si aksionari krysor dhe i vetëm, siq ndodhi së fundi më kompanin Acos.

Gazeta Express të martën ka bërë publike për herë të parë marrëveshjen e e dytë që nënshkrua në maj të vitit të kaluar, mes menaxherit të Telekomit Agron musafës dhe kompanisë Devolli, për faljën e borxhit që Telekomi i kishte kësaj kompanie pas vendimit të arbitrazxhit.

Marrëvesha e dytë për shpëtim obligon Telekomin e Kosovës që deri në vitin 2023 të mos e marrë asnjë cent prej të hyrave që i realizon Z-Mobile. Për më tepër i detyrohet që t’i jep edhe më shumë numra e edhe më shumë akces në 3G dhe 4G.

Z-Mobile, ndonëse ka në shfrytëzim vetëm rreth 15 për qind të numrave të përgjithshëm të Valës, aktualisht është duke i shfrytëzuar 50 për qind të kapaciteteve infrastrukturës teknike të telekomit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz