Dita e dielë ishte e kobshme për familjen Kuçi. Ashtu sic ka njoftuar Botapress, këngëtari i njohur decanas Jeton Kuçi, ka ndërruar jetë në Bjeshkët e Decanit ku kishte dalë të shetiste me motorin e tij, njofton bashkëpunëtori i Botapress-it nga Decani, Adem Lushaj.
Sipas burimeve të Botapress, Jetoni ishte parë duke u ngjitur me motor ne Bjeshkët e Decanit, ndërkaq në orët e pasdites së ditë së dielë u dha lajmi për vdekjen tragjike të këngëtarit Jeton Kucit.
Ai ishte rreth 37 vjec dhe përvec ngasjes së motocikeltës që e kishte hobi, ishte këngëtar i njohur i kësaj ane.
