BallinaLajmeDetaje për vdekjen e dyshimtë që ndodhi sot në një hotel të...

Detaje për vdekjen e dyshimtë që ndodhi sot në një hotel të Prishtinës

Të ngjajshme

Rutte: Mosmarrëveshjet për Ngushticën e Hormuzit mund të zgjidhen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu optimizëm...

Avancimi i proceseve parlamentare diskutohet mes Haxhiut dhe drejtoreshës së NDI-së

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot në takim...

Mbledhja e sotme e Qeverisë, këto vendime u miratuan

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje...

Ish-gjenerali Kastrati: Serbia është 99% në anën e Kinës dhe Rusisë

Akterë të ndryshëm të Kosovës kanë reaguar ndaj ushtrimeve...

Sot është raportuar për vdekjen e dyshimtë sot që ka ndodhur në lagjen Velania në Prishtinë, kur një 70-vjeçar është gjetur i vdekur në një hotel të kësaj lagjeje.

Me datën 24.04.2018 rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë për një person te alivanosur në rr. Xhamajli Berisha. Kështu ka thënë policia për Gazetën Express.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipet e ndihmës së shpejtë të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete”, thotë policia.

Gjithashtu u konfirmua se viktima është mashkull rreth 70 vjeç.

Aktualisht rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Burime të Expressit bëjnë të ditur se personi në fjalë ka vdekur në një hotel të kësaj lagjeje. I njëjti burim thotë se ai ishte i shoqëruar me një femër, e cila pas vdekjes së 70-vjeçarit, ka ikur në drejtim të panjohur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz