back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmeDetaje për serbin e arrestuar që u kërkonte para kosovarëve për t’i...

Detaje për serbin e arrestuar që u kërkonte para kosovarëve për t’i dërguar jashtë vendit

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për të premten

Të premten parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe...

Archivo VAR analizon golin e Cubarsit i cili u anulua për offside

Atletiko Madrid sonte shënoi fitore 4-0 ndaj Barcelonës në...

Gjatë orëve të fundit të së premtës, Indeksonline ka rapotuar lidhur me ndalimin e një serbi nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet të ketë kërkuar para nga kosovarët në mënyrë që t’i dërgonte ata jashtë vendit.

Ndërkohë burime të Indeksonline brenda Policisë së Kosovës, bëjnë të ditur se personi i ndaluar është D.P, 43 vjeçar.

Gjithashtu siç mëson Indeksonline, të arrestuarit tashmë i është shqiptuar masa e arrestimit prej 48 orësh.

Policia e Kosovës pas ndalimit të personit në fjalë ka bërë edhe konfiskimin e veturës së tij, veturë kjo e tipit ‘Tauran’.

Duhet përkujtuar që gjatë ditëve të fundit dyshohet që grupe të ndryshme kanë bërë organizimin e qytetarëve kosovarë për t’u nisur drejt vendeve të huaja.

Të Fundit

Sport

ShowBiz